Zjarri në 7 të mëngjesit/ Kush janë 3 vajzat dhe i mituri që u plagosën nga bombola në Velipojë

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i bombolës në një banesë në Velipojë, që përfshiu në flakë banesën, duke plagosur rëndë katër pjesëtarë të familjes.

Zjarri ka rënë në familjen Gjoka, në Velipojë, ku të dëmtuara janë Alketa Gjoka, 30 vjeçe, Danjela Gjoka, 18 vjeçe, Klarisa Gjoka, 15 vjeçe dhe i mituri Enrika Gjoka, 11 vjeç.

Të plagosurit do të dërgohen për mjekim të specializuar në Spitalin e Tiranës, pasi kanë djegie të konsiderueshme dhe gjendja e tyre shëndetësore është kritike.

Zjarri në banesën e familjes Gjoka ka rënë rreth orës 07:05 të mëngjesit.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat