Servisi i makinave përfshihet nga zjarri/ Policia jep informacionin

Në Fushë-Prezë ka rënë zjarr në një gomisteri makinash. Policia bën me dije se ka vetëm dëme material të shkaktruara nga zjarri, ndërkohë që po heton rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në Fushë-Prezë, ka rënë zjarr në një servis makinash, ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.