“Pse nuk bën ndërhyrje tek të pasmet?”- Ja si iu përgjigj Armina Mevlani ndjekëses që i sugjeroi të bëhet si Georgina Rodriguez

Armina Mevlani kujdeset shumë për të qëndruar në formë, duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke u marrë me stërvitje.

Blogerja e njohur shqiptare shpesh ndan edhe këshilla të ndryshme me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët kanë pyetje nga më të ndryshmet.

Mbrëmjen e djeshme, Mevlani i dha mundësinë fansave t’i drejtonin pyetje.

Shumica prej tyre i kanë vënë në dukje faktin se ngjan shumë me partneren e futbollistit të njohur, Cristiano Ronaldo. Por, që të duket fiks si ajo, një ndjekëse i ka sugjeruar të bëjë një ndryshim të vogël në trup.

“Pse nuk bën ndërhyrje të pasmet dhe del si motra e Georgina Rodriguez fiks?”,- ishte pyetja që iu drejtua Arminës.

Përgjigja e moderatores ishte kjo:
“1. Sepse e dua trupin tim siç jam dhe jo patjetër të pasmet e mëdha janë një ‘must’ (që duhet t’i kesh patjetër)

2.Sepse nuk dua të bëhem si askush, por pranoj veten siç jam

3.Sepse ushtrohem dhe jam e kënaqur me rezultatet

4.Sepse kam frikë të bëj ndërhyrje në trup”
5.Mes pyetjeve të tjera mbizotëronin ato për ndërhyrje estetike në fytyrë. Por, ashtu si çdo herë tjetër, Armina i sqaroi ndjekësit e saj se nuk ka ndryshuar asgjë në fytyrë dhe është e gjitha natyrale.