Nora Istrefi i dedikon fjalët më të ëmbla Erës në 27-vjetorin e lindjes

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi feston sot ditëlindjen dhe mbush 27 vjeç. Nuk kishte se si të mungonte një urim nga motra e saj, Nora, e cila ka bërë një dedikim shumë të veçantë në Instagram.

Ajo ka publikuar një foto të Erës teksa e ka shoqëruar me disa fjalë tepër emocionuese.

“Urime ditëlindjen zemra ime e bardhë, personi më special në botë. Jam me fat që të kam motër! Nuk do të doja askënd tjetër pranë në këtë moment të jetës. Faleminderit! Të dua!”, ka shkruar Nora.