Para se t’i jepte fund lidhjes me Andin, Jasmina la të nënkuptohej se këngëtarja Diona Fona kishte qenë molla e sherrit mes tyre. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” deklaroi hapur xhelozinë ndaj Dionës dhe afrimitetin që kjo e fundit kishte shfaqur me Andin.
Ndërkohë e ftuar në emisionin “Soiree”, Diona Fona foli për herë të parë në lidhje me këtë çështje. Ajo tha se nuk është shqetësuar fare për lajmet e Andit dhe Jasminës dhe u shpreh e bindur se nuk ka qenë ajo arsyeja e ndarjes mes tyre.
“Ç’ka duket në televizion, nuk është e vërteta. Gjithmonë duhet të lesh hapësirë që të mendosh që është ndryshe historia. Nuk është që edhe i kam përcjellë. Ata si çift nëse kanë vendosur që të ndahen, kanë vendosur që të ndahen për arsyet e veta. Unë nuk kam lidhje. Unë kam pasur bashkëpunim profesional. E kam marr si model, si aktor në spot edhe kaq”, u shpreh Diona.
Ndërsa kur u pyet nëse Andi mund të ishte tipi i djalit që Diona do të pëlqente, nëse do të gjendeshin në një situatë tjetër, ajo u përgjigj:
“Andi është shumë i mirë në të gjitha aspektet dhe kam shumë respekt për të. Është shumë djalë i mirë. Mendoj që e ka menaxhuar situatën shumë mirë. Po more, pse jo. Ka sene shumë të mira të një djali, s’i dihet. (duke qeshur)”.