(FOTO) Shpërthimi që tronditi Velipojën, kati i parë i hotelit thuajse i shkatërruar

Velipoja është kthyer sërish në vëmendje edhe një javë më pas, pas masakrës me 4 të vdekur.

Këtë herë, në një hotel të qytetit, katër anëtarët e një familjeje, me mbiemër Gjoka, tre vajza dhe një djalë 11-vjeçar kanë mbetur të plagosur dhe me djegie në 85-90% të trupit, nga shpërthimi i një bombole. Dy më të vegjëlit e shtëpisë janë në gjendje më kritike.

Shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të hotelit, ku ndodhet edhe kuzhina e tij.

Siç shihet edhe nga pamjet, kati i parë i hotelit është thuajse totalisht i shkatërruar dhe në oborr ndodhet edhe bombula e gazit e cila u bë shkak i ngjarjes së rëndë.

Nga raportimet e para, dyshohet që në hotel nuk ka pasur pushues të tjerë. Hoteli ndodhet në plazhin e Velipojës.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat