Nga gjëja që e acaron më shumë tek planet për fejesë, Melisa nuk rezervohet në pyetjet për Andin

 Melisa Lleshi dhe Andi Shehu janë kthyer në një nga ciftet më të dashur të publikut.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, Melisa ka treguar disa detaje nga marrëdhënia e saj me Andin pa lënë pas edhe batutat.

Ajo zbuloi se gjëja që e acaron më shumë tek Andi është fakti se ai nuk ia “var”, pasi luan shumë në play station.

Të pyetur se kur do të  fejohen, Melisa vendosi që përgjigjen e kësaj pyetjeje ta jepte Andi.

“Vitin tjetër”, u dëgjua të thoshte ish-konkurrenti në sfond gjatë kohës që Melisa realizonte videon, por nuk dihet nëse e kanë seriozisht, sepse krahas saj, këngëtarja shkroi: “Thjesht po bëjmë shaka”.

Melisa tregoi edhe bisedën e fundit që kanë pasur në rrjetin social “Ëhatsapp”, në të cilin shkruhej:

Në të shkruhej:

Andi: Mirë dashuria ime.

Melisa: Dy zemra të kuqe emoji. Në 9 e 15 mbaroj jetë.

Andi: Bëj ndonjë video të të shoh pak lali.

Melisa: Okay.

Lleshi nuk e tregoi se për çfarë videoje bëhej fjalë, por shkroi krahas fotos se ka qenë duke u praktikuar.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat