‘Jam ngjyra që kam qenë gjithmonë’/ Iggy Azalea refuzon akuzat se tenton të duket ‘me ngjyrë’ në videon e re për tërheqjen e audiencave

Këngëtarja amerikane Iggy Azalea ka refuzuar ashpër akuzat se tenton të duket “me ngjyrë” në videon e saj të re muzikore “I Am The Stripclub”.

Reperja 31 vjeçare u kritikua nga përdoruesit që thonin se me makiazhin e saj pretendonte të dukej si “afro-amerikane” apo racë e përzier, duke thënë se akuzat ishin “qesharake dhe të pabaza”.
Teksa mbronte sjelljen e saj, Iggy u tha dje kritikëve se “përdor makiazhin që kam përdorur prej vitesh”.

“Jam ngjyra që kam qenë gjithmonë, jam në një dhomë me ndriçim të zbehtë e më drita të kuqe. Është i njëjti makiazh që kam përdorur për të gjitha pjesët e tjera të videos, vetëm pak ‘sy të tymosur’ dhe një paruke më të errët. Lëri ata të flasin”, shkruante Azalea teksa publikonte foton e setit të makiazhit Armani që pretendonte se përdorte.
Kur një nga fansat pyeti Iggy të sqaronte konfuzionin mbi faktin se po përpiqej të dukej me ngjyrë, ajo u përgjigj: “S’më plas fare, në djall vafshin”.
Një tjetër ankimuesi Iggy i përgjigjej: “Ndoshta interneti mund të ndjekë në fillim videon time muzikore para se të akuzojnë se po  përpiqem të hiqem si dikush tjetër. Nuk merrem më me këtë”.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat