Tjetër viktimë nga aksidentet! Përplasje e rëndë në Lushnje

Një aksident me një viktimë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnje- Berat.

Mësohet se një furgon tip “Benz” me targa AA 057TU, pranë fshtatit Stan Karbunare ka përplasur shtetasin Kostandin Verushi, i cili po udhëtonte me karrocë me gomar.

Verushi ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Sipas informacioneve të para, drejtuesi i karrocës ka dalë nga rruga dytësore për të kaluar në anën tjetër të autostradës. Drejtuesi i furgonit, i cili vinte nga Lushnja në drejtim të Beratit e ka venë re dhe ka frenuar, por nuk ka mundur ta shmangë goditjen.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat