Skenë Hollywood-i/ Ish-nënkomisari i policisë hidhet nga kati i dytë për t’u arratisur, përfundon tek Trauma

Ish-nënkomisari i policisë së Fierit, Festim Lelaj, i cili është arrestuar nga SPAK ditën e sotme në kuadër të operacionit “Shpirti” ka tentuar që të arratisët.

Në momentin që SPAK-u ka shkuar që ta arrestojë në banesën e tij, ai është hedhur nga kati i dytë i banesës dhe ka pësuar frakturë në këmbë.

Lelaj është dërguar për në spitalin e Vlorës dhe më pas është nisur drejt Traumës për mjekim më të specializuar. Të gjithë personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Shpirti” janë nisur drejt Tiranës.

Më 2017-ën ai ka qenë i përfshirë në traifkun e 2.5 ton drogë nga Ankona në Durrës dhe madje atëhere Prokuroria kërkoi 17 vite burg për të.

Dy persona të tjerë asokohe, Emiljano Cili dhe Artur Riza u dënuan me burg si bashkëpuntorë të Lelajt.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat