Këngëtarja Ariana Grande, ka dhuruar 1 milionë dollarë në mbeshtetje të atyre personave që përballen me probleme të tilla. Duke përdorur emrin e saj, ata do të përfitojnë terapi falas.
Me dhjetëra persona që vuajnë nga problem të shëndetit mendor do të mund të marrin terapi falas falë një kontributi prej 1 mln dollarësh që këngëtarja Ariana Grande ka dhuruar për të mbështetur këtë kategori.
“E entuziazmuar që po punoj me @betterhelp për të dhuruar $1.000.000 terapi falas!”, shkroi Ariana në postimin e saj në Instagram.
Me herët këngëtarja Grande ka folur për problemet e shëndetit mendor dhe dobinë e terapisë në tejkalimin e problemeve si ankthi dhe depresioni.