Këngëtari i njohur i muzikës latine, J Balvin është bërë baba për herë të parë. Ai dhe e partnerja e tij modelja argjentinase Valentina Ferrer mirëpritën djalin e tyre Rio.
“4 ditë me dashurinë më të mirë”, ka shkruar partnerja e artistit ne rrjetet sociale.
Fotografia e cila u shpërnda në Instagram ishte bardh e zi dhe tregohej moment i ëmbël duke mbajtur këmbën e foshnjës.
Çifti njoftoi lajmin se ata të dy do të bëheshin prindër në një intervistë për revistën Vogue Mexico. Këngëtari i njohur dhe ish-Miss Argjentina filluan romancën e tyre në 2017 pasi u takuan gjatë xhirimeve për videoklipin e Balvin e këngës ‘Sigo Extrañándote’.
Valentina ka pohuar se ajo dëshiron të ketë një familje të madhe me tre ose katër fëmijë. Dyshja kanë zgjedhur ta mbajë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes mediatike dhe shumë rrallë shfaqen bashkë në publik.