Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bishan nē Vlorë, ku vëllai ka plagosur motrën e tij me armë.
Nga raportimet mësohet se Seit Danaj ka qëlluar drejt motrës me çifte, duke e lënë të plagosur. E dëmtuara ka marrë plagë në këmbë.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia.
Autori mendohet të ketë qenë i dehur dhe pas ngjarjes është larguar drejt pyllit.