Të tjera masa lehtësuese hyjnë në fuqi sot në Shqipëri, pas uljes së rasteve të reja me Covid-19.
Qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin deri në orën 24:00 dhe po deri në të njëjtën orë do të lejohen edhe aktivitetet e bareve e restoranteve.
Ndërkohë, orari për lejimin e muzikës nëpër lokale do të ngelet po i njëjti, ora 22:00.
Po ashtu lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.
Lejohen gjithashtu aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.
Masat që ndryshojnë nga sot
Ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.
Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP.