Është zbardhur dosja e masakrës së ndodhur në Velipojë ku ka mbetur i vrar 20 vjeçari Musaen Zeneli. Në dosjen e prokurorisë thuhet se rreth orës 00:35 është njoftuar se quajtur Pulaj-Plazh, Velipojë ka ndodhur një masakër.
Pas mbërritjes së forcave policore në vendin e ngjarjes është konstatuar se në oborrin e hotel dhe restorant “Gocaj” është gjetur i vrarë shtetasi Kujtim Ferracaku dhe disa metra me tutje janë gjetur të vrarë shtetasit Edmond Gocaj, vëllai i tij Xhovan Gocaj.
Ndërkohë policia njofton se pak metra më tutje është gjetur i vrarë edhe personi më i pafajshëm në këtë ngjarje që tronditi vendin, Musaen Zenali.
Ndërkohë sipas grupit që shkoi në vendin e ngjarjes janë gjetur të plagosur rëndë Hasan Ferracaku dhe Elmedin Dyli. Ky i fundit kishte marrë një plumb në zemër.