Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese, seanca për projektligjin e përgjimit nga ana e Policisë së Shtetit pa marrë një urdhër nga institucioni hetues i Prokurorisë. Që pas bërjes publike, projektligji shkaktoi shumë debat duke u ankimuar nga avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në Gjykatën Kushtetuese. Palë me Avokatin e Popullit është bërë edhe Komiteti i Helsinkit, e cila gjatë debateve në sallë ka kundërshtuar me pretendimin se është shkelje e të drejtave të njeriut.
Me anë të këtij projektligji, policia mund të përgjojë, fotografojë, dokumentojë, dhe filmojë në mënyrë të fshehtë të gjithë qytetarët pa pasur nevojë për një urdhër nga Prokuroria.
vijon..