Pediatrja e Sarandës: 12-vjeçarja ukrainase kishte pirë 5 tableta Ibuprofen, erdhi e topitur në spital

 

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur sot në Sarandë, ku një 12-vjeçare ukrainase u soll me helikopter drejt Tiranës, pasi e ëma i kishte dhënë gabimisht mbidozë Ibuprofeni.

Mjekja pediatre në spitalin “Petro Nako”, në Sarandë, Eranda Andoni, ka treguar se turistja 12-vjeçare kishte konsumuar 5 tableta Ibuprofen me nga 400 mg secila.

“Vajza kishte rreth 2 orë që i kishte konsumuar tabletat Ibuprofen, 5 të tilla me nga 400 mg secila. Ia kish dhënë e ëma. Erdhi e topitur dhe me dhimbje të forta barku që ta jep intoksikimi nga Ibuprofeni”, ka thënë mes të tjerave mjekja pediatre, ndërkohë që nga interesimi i saj në spitalin në Tiranë ka mësuar se 12-vjecarja është e stabilizuar.