Më kanë marrë menjëherë në telefon pjesëtarë të familjes/ Princi përballet me Aristelën për herë të parë pas emisionit

 

 

Një javë më parë e ftuar në emisionin “ABC e pasdites”, Aristela u shpreh se në “Përputhen” nuk kishte burra. Kjo deklaratë e saj ka revoltuar Princin, i cili ishte vetëm për të në program.

Ai ka qenë së fundmi i ftuar në “ABC e pasdites”, ku është përballur me Aristelën.

“Unë kam qenë në punë, ndërkohë që Aristela ishte në intervistë dhe më kanë marrë pjesëtarë të familjes më kanë thënë të kujtohet një shoqe që ke bërë shumë shumë dhe vazhdon flet keq për ty.  Nuk është hera e parë që e diskuton çështjen e burrërisë, ta kam dëgjuar njëherë, dy herë, edhe prandaj jam sot këtu që ta mbyllim një herë e përgjithmonë”, deklaroi ai, duke shtuar se nëse Aristela kërkon vëmendje dhe followers duhet t’i gjejë diku tjetër.

Nga ana tjetër, ish-konkurrentja tha se deklarata e saj nuk ishte konkretisht për Princin.

“Unë thashë për të gjithë, nuk e thashë Princi nuk ishte burrë apo duket si burrë po nuk ishte. Thashë për të gjithë çunat që kam dalë unë të paktën. E kam specifikuar, kam thënë që unë flas për pjesën e karakterit dhe konceptit që unë kam. Unë nuk po vë në dyshim, as preferencat seksuale të dikujt”, u shpreh ajo.