Gazetari Artan Hoxha tha se grupet që menaxhojnë kokainën dhe heroinën, janë si ‘të ndarë me thikë’ në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Hoxha tha se me heroinën merren grupet më të vjetra në vend e në moshë, të cilët ruajntë kontakte me Turqinë dhe nuk janë shumë protagonistë.
Nga këto grupe, Hoxha përmendi ata që operojnë në qytetin e Beratit, Shijakut dhe Elbasanit. Gazetari shtoi më tej se me transportin dhe shitjen e kokainës, ndryshon puna. Ata janë të rinj, djem që reklamojnë luksin dhe vishen me marka.
“Ka një ndarje këtu në fakt. Me heroinën dhe kokainën, merren grupe të ndryshme. Janë të ndarë. Me heroinën janë ata më të vjetrit. Janë grupe të vjetra, nuk reklamohen, nuk janë protagonist, por ruajnë më shumë kontakte, me Turqinë. Ata janë në Shijak, në Shijak e kanë bërë të parët, në Berat e Elbasan. Ndërsa ata që merren me kokainën, janë këta të rinjtë që jetojnë mes luksit, vishen me marka, dalin firmato dhe bëhen protagonistë,”- tha Hoxha ndër të tjera.