Ja arsyeja që fëmijët nuk duhet të qëndrojnë shumë në diell

 

Ekspertët shprehen se prindërit duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kohës kur fëmijët kalojnë në diell. Prindërit duhet të kuptojnë se nëse ekspozimi i tepërt në diell është i rrezikshëm për të rriturit, për fëmijët mund të jetë dhe më keq, pasi ata marrin sasi të shumëfishta rrezatimi që çon në melanomë, forma më e keqe e kancerit.

Rreziku i ekspozimit të përhershëm të diellit
Dëmtimet që ndodhin nuk kanë të bëjnë vetëm me lëkurën e tyre, por dhe me sytë dhe konkretisht me retinën, nëse fëmijët nuk mbajnë syze dielli.

Vitamina D
Për sasinë e duhur të vitaminës D, mjaftojnë 10 minuta qëndrim në diell. Kur fëmijët ekspozohen më gjatë, mund të jetë e rrezikshme sepse zvogëlon mbrojtjen e lëkurës.

Orët e ndalimit
Është e ndaluar që fëmijët të ekspozohen në diell nga ora 11 deri në 3. Nëse kjo ndodh, sigurohuni që të merrni masat e nevojshme për mbrojtjen nga dielli, si kapelet, kremi kundër diellit dhe syzet.