Elbasan/ Plagosen 5 persona në një aksident automobilistik

Pasditen e sotme kanë mbetur të plagosur pesë persona  në aksin rrugor Elbasan-Gjinar.

Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në oborrin e një banesë në fshatin Shelcan. Deri tani ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore e të plagosurve.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca, ndërsa janë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.