Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë.
Një 12-vjeçar nga Ukraina është paraqitur me urgjencë drejt spitalit të Traumës pasi kishte pirë doza të mëdha ibuprofeni.
12-vjeçari është paraqitur në spitalin Sarandë pasi kishte konsumuar 5 tableta Ibuprofen 400mg. Për rrjedhojë është intoksikuar me këtë medikament. Medikamenti iu dha gabimisht fëmijës nga nëna e vet, e cila mendoi se po e mjekonte për diarrenë me loperamid.
Sipas bluzave të bardha fëmija në spital nga kjo ngatërresë medikamentesh kishte probleme si: dhimbje barku të forta, dhimbje koke të fortë, urinim të pakët, letargji (përgjumje), konvulsion deri në komë. Megjithatë gjendja e fëmijës ishte e qëndrueshme, por për mjekim më të specializuar u transportua me helikopter drejt Tiranës.
12 vjecari nga Ukraina ndodhej prej pak ditësh me pushime me familjen në Sarandë.