Disa efektivë policia janë tallur dhe kanë vënë në lojë një person të dehur në Peshkopi. Pamjet e publikuara nga ish-kryeministri Sali Berisha tregojnë një person të dehur që policia e ka prangosur tek disa hekura.
“Aty të rrish qen, laskar, pijanec,”- dëgjohet të thotë personi që po filmon të dehurin. Në sfond dëgjohen edhe të qeshura nga persona të tjerë. Sipas Berishës, ata janë efektivë polici që kanë degraduar.
“Narkopolici ne Peshkopi defrehet duke lidhur ne shkalle nje qytetar te dehur! Degradim i plote! Sb”- shkruan Berisha krah pamjeve.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/140140028209138/