Tronditet sërish qeveria e Erdogan! Bosi i mafias tregon si u furnizuan me armë xhihadistët e Sirisë

 

Kreu i mafias turke Sedat Peker vazhdon të trondisë qeverinë turke me detajet që publikon në lidhje me impilikim e kësaj të fundit në krime dhe skena të ndryshme mashtrimi. Peker i cili ndodhet në Dubai, pasi është shpallur në kërkim nga Turqia ka publikuar një video të tetë në ‘Youtube’ ku ka deklaruar se qeveria e Erdogan merrret me tregtinë e paligjshme të armëve për xhihadistët në Siri. Në videon e publikuar në ‘Youtube’ Peker ka treguar se si është bërë e mundur kjo gjë.

“Ata kanë përdorur kamionët që unë dërgoja ndihma në Siri për të dërguar armë në duart e xhihadistëve të Al Nusras. Kur e mora vesh këtë, i ndalova, por më pas mësova që po ashtu si mua, kishin përdorur edhe tre organizata të tjera për dërgimin e armëve tek xhihadistët”, u shpreh Sedat Peker në videon e fundit duke thënë ndërkohë që gjatë ditëve në vijim do të flaës edhe më tepër për raportet e tij me Erdoganin dhe Sirinë. Sipas Sedat Peker, për tregtinë në shkallë të gjerë midis Republikës Turke dhe tokave nën kontrollin e xhihadistëve në Siri, janë të përfshirë të gjithë ministrat e qeverisë Erdogan.

Analistët thonë se videot e Peker po ekspozojnë lidhjet toksike midis qeverisë, grupeve të krimit, mediave dhe lidervë të bizneseve të ndryshme. Ato po rezultojnë aq të dëmshme saqë e kanë përfshirë ministrin e brendshëm të Turqisë, Suleyman Soylu, në një luftë fjalësh publike me Peker.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat