Kthehen patentat dhe makinat e bllokuara në kohë pandemie, procedurat që duhet të ndiqni 

 

Makinat dhe patentat e bllokuara në kohë pandemie do t’u kthehen qytetarëve, dhe dënimi do të konvertohet me masë administrative me gjobë, me pezullimin e lejes së drejtimit për 30 ditë dhe me masën administrative plotësuese të bllokimit të mjetit apo lejes së qarkullimit të tij për një periudhë prej 30 ditësh.

Ky vendim është marrë sot nga Policia e Shtetit, i komunikuar nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj.

“Të gjitha dënimet administrative të vendosura me pezullim të lejeve të drejtimit  të pezulluara për  një  periudhë  trevjeçare apo të shoqëruara dhe me bllokim të mjetit apo lejes së qarkullimit të tij, në zbatim të Aktit Normativ zëvendësohen me dënimin me masë administrative me gjobë, me pezullimin e lejes së drejtimit për 30 ditë dhe me masën administrative plotësuese të bllokimit të mjetit apo lejes së qarkullimit të tij për një periudhë prej 30 ditësh.

Referuar nenit 2 të Aktit Normativ, masat administrative të vendosura nga autoritetet shtetërore, kryesisht Policia Rrugore, për heqjen e lejes së drejtimit apo masat e tjera të bllokimit të automjeteve apo lejes së qarkullimit, humbasin fuqi, nëse nga periudha e marrjes së masave është përmbushur afati prej 30 ditësh”, përcakton vendimi.

Po ashtu janë përcaktuar edhe disa lehtësime të masave që janë zbatuar deri më sot.

Ora policore është shtyrë, dhe qytetarët nuk do lejohen të dalin prej orës 23:00 – 06:00.

Gjithashtu duke filluar nga data 1 qershor 2021, orari i ndalimit të muzikës në çdo mjedis shërbimi referuar Aktit Normativ dhe urdhrit të Ministrit të Brendshëm, nr. 237 datë 27.05.2021,është përcaktuar ora 22:00.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat