Enkeleda Kapedani reagon për herë të dytë: Jam grua dhe nënë, publikimi i videove bëhet për të më prishur imazhin

 

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka reaguar për herë të dytë këtë të hënë, pas publikimit të disa videove ku ajo shihet duke sfiluar nga gjykata apo duke lëvizur me makina të shtrenjta.

Kapedani e quan shpërndarjen e videove në TikTok një tentativë që i bëhet asaj për t’i prishur imazhin. Ajo ndër të tjera thotë se ndihet keq për publikimin e atyre videove.

“Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa vidiove nëpër media. Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate.

As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për vidiot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene. Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjer keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot”, u shpreh Kapedani.

Hetimi për Enkeleda Kapedanin nisi për shkak se në TikTok po qarkullojnë video ku ajo shihet duke sfiluar në ambientet e Gjykatës së Elbasanit. Gjyqtarja gjithashtu është kapur mat duke publikuar vazhdimisht video me kërcime dhe rroba të shtrenjta, ndërkohë qe niveli i kriminalitetit është rritur ndjeshëm në qytetin e Elbasanit.

Pavarësisht gjithçkaje, kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Kapedani, duket e imunizuar dhe pashqetësuar nga e gjithë situata e rëndë që mbizotëron në qytet dhe gjen kohën të argëtohet në TikTok me video nga më të ndryshme duke ekspozuar veshjet. Madje nën ritmet e muzikës në njërën prej shumë videove të publikuara prej saj dëgjohet në sfond: ‘Jam mafia, mafia, mafia’.

Fax News komunikoi me kryetaren e gjykates  Enkeleda Kapedanin në lidhje me videot që janë shpërndarë në rrjetin social ‘Tik Tok’ si dhe për hetimin që është nisur ndaj saj nga ILD. Ajo është shprehur se nuk ka asnjë rrjet të tillë online dhe kurrë nuk ka publikuar asgje, si dhe shprehet se videot janë shpërndarë  qëllimisht nga persona të tjerë për të përbaltur figurën e saj. Ndërkohë në lidhje me hetimin e nisur nga ILD , Kapedani thotë se nuk ka asnjë koment.

Informacionet mbi performancën e Kapedanit në TikTok mësohet se  janë percjellë nga disa punonjës në policinë e shtetit dhe në prokurori, të cilët prej vitesh e konsiderojnë zonjën Kapedani si një gjyqtare problematike sa i takon lirimit të elementëve kriminalë. Edhe burime të Fax Neës konfirmojnë faktin se Kapedani është një zyrtare e lartë problematike, jo vetëm sa i takon performancës së saj brenda mureve të institucionit të drejtësisë, por edhe në lëvizjet në rrugë me makinë, ku disa herë është parë të xhirojë gomat e makinës që drejton, duke shqetësuar jo pak qytetarët.

Kujtojmë se Enkeleda Kapedani u vendos në krye të gjykatës së Elbasanit ne shtator të vitit 2020. Kapedani u zgjodh nga trupa gjykuese .

Pas  dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu, u zgjodh Kapedani nga një votim i kryer mes gjyqtarëve të gjykatës së Elbasanit.

Gjyqtarja Kapedani, mori  më shumë vota se dy koleget e saj Matilda Fetau dhe Pajtime Fetahu, që konkur për këtë pozicion. Enkeleda Kapedani ka marrë 4 vota, Matilda Fetau ka marrë 4 vota dhe Pajtime Fetahu ka marrë 1 votë. Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetahu.

Nderkohe në vitin 2020, gjyqtarja e Elbasanit ka liruar nga burgu ish-anëtarin e Bandës së Gaxhait, Viktor Ymeri.Teksa Ymerit i kishin mbetur në atë kohë edhe pak muaj nga kryerja e dënimit prej 25 vitesh burg nën akuzën e vrasjes, gjyqtarja vendosi që ai të lirohet menjëherë nga qelitë, duke i marrë parasysh edhe ditët e punës së kryera brenda burgut të Peqinit.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat