‘Ajo nuk kishte komunikim’, Andi flet sërish për Jasminën

 

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Artani, la disa javë më parë emisionin pasi hoqi plotësisht dorë nga Jasmina.

Pas takimeve të shumta me njëri-tjetrin, ndjenjave të bukura e grindjeve të njëpasnjëshme, çifti u lodh duke vendosur ta ndërpresë aventurën televizive.

Ata dolën njëkohësisht, duke i treguar publikut se do të ruanin kontaktin me njëri-tjetrin, pasi gjithçka mund të ndodhte dhe pse jo, mund t’i shihnim bashkë sërish.

Mirëpo, gjërat mes tyre agravuan pas daljes dhe i ftuar në emisionin “NIN”, Andi ka folur për herë të parë pas thumbave të Jasminës.

Ajo e ka akuzuar shpesh për tradhti e pabesi, por Andi ka sqaruar se s’ka mundur të ketë tradhti, pasi s’ka pasur asnjëherë një lidhje mes tyre. Andi shpjegoi edhe njëherë se ata ishin në njohje e sipër dhe Jasmina e kishte lodhur aq shumë me provokimet dhe kunjat e saj, saqë ai kishte hequr dorë plotësisht.

Ish-konkurrrenti sqaroi se ka vetëm raport shoqëror me Diona Fonën, ndërsa shtoi se Jasmina s’ka komunikuar asnjëherë me të për ta pyetur për këto çështje, por gjithmonë i ka bërë block në rrjete sociale dhe ka mbajtur inat.

“Ajo thonte ‘Communication is key’, por vetëm komunikim s’kishte.”- u shpreh Andi, i cili gjithashtu tregoi se ia kishte thënë prej kohësh Jasminës që mes tyre nuk shihte asgjë më shumë se shoqëri, por ajo s’kishte dashur të kuptonte.

Përsa i përket surprizës së vëllait që erdhi nga Amerika posaçërisht për Andin, ky i fundit tregoi se e kishte falenderuar Jasminën për faktin që e kishte marrë nga aeroporti dhe e kishte sjellë në shtëpi. Megjithatë sipas Andit, ajo kishte dashur të falenderohej edhe në Instagram dhe kishte nisur sërish thumbat.

Ndaj, ai e kategorizoi Jasminën si personin që bënte më shumë gjëra për famë e vëmendje, pasi sipas Andit, reagimet e Jasminës në rrjete sociale ishin gjithmonë të tepruara.

Përsa i përket personit më fallco dhe dinak, ai përmendi Ana Kaurin. Djali më pa ‘sherr’? Shkëlqimi. Djali më i drejtë dhe më gangster? Eri Aga.

Teksa Alaudin Hamiti i bënte pyetjet e fansave, ai i tregoi Andit se i kishte ardhur për Andin edhe një pyetje nga vetë Jasmina.

Ajo e kishte pyetur pse Andi dhe Diona Fona nuk i mohuan që në fillim lajmet e lidhjes së tyre, por vazhduan të shijonin këto “thashetheme”.

I nervozuar, Andi sqaroi edhe njëherë se ai ishte i qetë me veten dhe s’kishte nevojë t’i jepte vëmendje kësaj çështjeje në rrjete sociale, për t’i bërë qejfin të tjerëve.

Në lojën “Haje ose thuaje”, ish-konkurrenti zgjodhi dënimin në vend që t’i përgjigjej pyetjes “Trego bisedën e fundit me Jasminën.”

“Ti ke thënë që do të jesh gjithmonë këtu për ta mbështetur Jasminën”-i tha moderatori Andit, ndërsa ky i fundit u përgjigj:

“Më vjen keq, treni iku.”

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat