Adriatik Llalla kërcënon Edi Ramën: Materiale ka, të bollshme…!

Në prag të një vendimi përfundimtar të gjykatës, që mund ta çojë drejt një dënimi me dy vite burg, Adriatik Llalla i ka dërguar një mesazh kryeministrit Rama ndërsa fliste me Çim Pekën në Syri Tv. Llalla foli për “materiale të bollshme” që ka në dispozicion kur u pyet nëse ka pasur kontakt me materiale kompromentuese për politikanë vendas apo diplomatë të huaj, që mund të shkaktojnë tërmet në politikë.

Peka u kujdes të bëjë diferencën me çantën e zezë të Spartak Brahos dhe Llalla iu përgjigj se gjatë ushtrimit të detyrës së tij, kur ishte në krye të prokurorisë së përgjithshme ka pasur komunikim me drejtuesit e SHISH. Rastet kur Llalla tha se ka qenë i përfshirë në këto çështje kishin të bënin specifikisht me sigurinë kombëtare, por edhe me korrupsion, vrasje, trafikime etj.

Nuk dua të bëj një krahasim me rastin e deputetëve ish-sigurimsa të shtetit që mbanin çanta dhe kërcënonin zyrtarë të shtetin. Natyrisht që gjatë kohës që drejtoja organin e akuzës ashtu dhe më para ligji i jepte kompetenca me shumë kryeprokurorit se sa ka sot, me ligjin aktual. Pra duhet të funksiononte si institucion i centralizuar. Informacionet në atë kohë vinin nga drejtime dhe burime të ndryshme që kishin dhe detyrën të raportonin duke përfshirë veprat që nga siguria kombëtare që përfshin korrupsion, vrasje, trafikime etj. Po e nisim nga siguria kombëtare dhe kur vinin informacione të tilla kryeprokurori i Përgjithshëm është i detyruar të informoj dhe komunikoj me drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit drejtuesit të policisë për të rakorduar punë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese. Dhe është normale që në zyrën e kryeprokurorit të mbledh shumë informacion që krahas formalisht ka edhe materialisht dhe sigurisht skaliten edhe në mendje” u shpreh ish kryeprokurori.

Pyetjes së gazetarit, nëse këto informacione i ka jo vetëm në mendje, Llalla iu përgjigj: Ka materiale të bollshme!

Me këtë deklaratë duket se prokurori ka shigjetuar ata që i quan përgjegjës për dënimin e tij të mundshëm nga gjykata, pasi kishte lënë të kuptohet se vendimi për ta dënuar ishte marrë jashtë sallës së gjyqit. Gjatë intervistës Llalla u duk se e kishte marrë parasysh edhe burgun, duke thënë se kishte menduar që atje do të gjente disa prej njerëzve të rrezikshëm që kishte dënuar më parë.

Ish prokurori i Përgjithshëm tha se në sallën e gjyqit kishte qenë prezent, kur gjykatësja merrte komanda nga një çift të huajsh që qëndronin në sallë dhe që sipas tij ishin të dërguar nga ambasada amerikane.

Duke folur për marrëdhëniet e tij me ambasadorët e huaj, Llalla konfirmoi bisedën me Donald Lu që i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, ndërsa zbuloi se Romana Vllahutin i kishte kërkuar arrestimin e Sali Berishës, duke i bërë edhe një paralelizim me rastin e Kroacisë. Më poshtë një pjesë nga intervista:

Llalla: Për Berishën po, më është kërkuar që të arrestohen, një kërkesë që është bërë nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin që të arrestohet dhe të ndiqet shembulli i Kroacisë. Ajo më tha se, që Shqipëria të futet në BE duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë dhe të arrestoj Sali Berishën dhe ti ke rastin që të tregosh forcën tënde të ndihmosh Shqipërinë të futet në BE. Ajo ka përfituar nga rasti që ishte në statusin e diplomates, sepse në kushte të tjera kjo është e patolerueshme për secilin qytetar të lirë kërkohet arrestim pa prova është absurditet që kërkon të hysh në zyrat e një shteti të pavarur dhe ti imponohesh në forma të tilla.
Peka: I njoftuar për këtë kërkesë institucionet shqiptare?
Llalla: Po kam informuar zotin Nishani, Presidenti i Republikës, dhe zotin Meta që ishte kryetar parlamenti.
Peka: Si reagoi Nishani?
Llalla: Zotit Nishani ju duk e pabesueshme. Vlahutin kishte shkuar menjëherë pas takimit me mua, në zyrën e Metës për të sqaruar këtë debat, duke i paraprirë ndonjë reagimi të mundshëm të tij, moment në të cilin Meta kontaktoj me mua dhe sqaroj se si ishte situata.
Peka: A keni pasur prova ju për Sali Berishën:
Llalla: Në asnjë rast nuk ka pasur që hetimi të nxjerr prova që Sali Berisha të ishte përfshirë në një situatë paligjshmërie.
Peka: A ka pasur ndonjë rast që Berisha të jetë akuzuar nga qeveria Rama në prokurori:
Lalla: Jo asnjë rast.
Peka: Në një letër që keni dërguar në Kongresin Amerikan është bërë në media publike dhe nuk e di sa e vërtetë përmbajtja, jeni shprehur që ju është kërkuar nga ambasadori amerikan arrestimi i zotit Meta?
Llalla: Për zotin Meta u pozicionua vetë dhe pas takimit me Lu u shpreh në mënyrë jo korrekte që tha; unë i besoj ambasadorit dhe jo prokurorisë shqiptare.
Peka: Për Berishën ka pasur kërkesë për arrestim vetëm nga Vlahutin dhe jo nga ambasadori amerikan.
Llalla: Jo ambasadori amerikan
Peka: Pse i larguar fëmijët në Gjermani.
Llalla: Largimi i fëmijëve është një situatë tjetër e vështirë gjatë detyrës time. U detyrova që në fundin e vitit të tyre shkollor, me goditjen e disa bandave kriminale në vend, kisha informacione të besueshme se situata dhe jeta e fëmijëve ishte në rrezik dhe në këtë mënyrë vendosa largimin e tyre ne Gjermani që jetonin pranë disa të afërmve të mi.
Peka: Pas arrestimit të cilës bandë u ndjetë të rrezikuar?
Llalla: Kanë qenë disa banda që kishin lidhje të forta me strukturat e qeverise siç ishte banda e Shullazit që ishte kthyer një bandë me aktivitet dhe mbështetje të gjerë nga strukturat e shtetit.
Peka: Ju keni qenë Kryeprokuror dhe Tahiri ministri i Brendshëm, cilat kanë qenë raportet dhe a jeni ndjerë në konflikt me ish-ministrin që më vonë i zbuluar se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës?
Llalla: Raportet me ministrin Tahiri kanë qenë si me çdo zyrtar tjetër kanë qenë marrëdhënie korrekte dhe institucionale dhe me asnjë nuk kam pasur marrëdhënie shoqërore.
Peka: Pas kaq shumë kohës a jeni penduar për arrestimin e ish-guvernatorit të bankës, Ardian Fullani, tani që gjykata e ka shpallur të pafajshëm:
Llalla: Është i vetmi rast në punën time që është vepruar me nxitim.
Peka: A keni ndonjë peng si ish-kryeprokuror për ndonjë zyrtarë të lartë që duhet të ishte prapa hekurave?
Llalla: Raste mund të ketë shumë, por ne nuk mundemi ti referohemi vetëm prononcimeve të medieve ose ne Facebook vërtetë pritet arrestimi i tyre, por një institucion nuk vepron mbi bazën e kësaj forme.
Peka: Media për ministra konkret nuk kanë vetëm opinione por kanë fakte ulëritëse për korrupsionin e tyre, zoti Llalla nëse prokurori juaj do të kishte arrestuar disa ministra që për to u publikuan fakte tronditëse në vitet 2014-2015 dhe a jeni edhe ju shkaktar e kësaj reforme problematike me mos veprimin tuaj?
Llalla: Në të gjitha rastet kur unë isha në krye të prokurorisë është vepruar në kohën e duhur për çdo material, denoncim dhe kallëzim kur krijohet bindja se kisha prova të duhura për të vepruar.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat