Si është të bësh seks me dikë me penis SHUMË të vogël

“Madhësia e penisit nuk është diçka që e mendon zakonisht, sidomos kur nuk ke shumë eksperienca apo ide për të krahasuar. Por pastaj, bëra seks me dikë me penis shumë të vogël dhe ideja ime për çfarë ishte “i madh” apo “i vogël” ndryshoi”.

Atëherë, çfarë konsiderohet saktësisht mesatare? Një artikull në Journal of Sex & Marital Therapy rishikoi mbi 30 studime ku studiuesit kishin matur më parë gjatësinë e penisit dhe përcaktuan që penisi mesatar gjatë një ereksioni është midis 12.9-13.9 cm. Megjithatë u vu re, që zakonisht mesatarja është në kufirin më të vogël të kësaj hapësire. Studiuesit vunë re gjithashtu se burrat konsiderojnë gjatësi mesatare atë që është më e gjatë se 14 cm, por ky është një supozim i gabuar sepse shkenca nuk thotë kështu.

A ka rëndësi gjatësia e penisit tek gratë?

Një artikull në “European Urology”, zbuloi se nga pjesëmarrëset e anketuara, 55% e grave e mendonin “të parëndësishme” gjatësinë dhe 22% e mendonin “totalisht të parëndësishme”. Një studim më i ri zbuloi se për lidhje afatgjata gratë preferonin një gjatësi penisi pak më shumë se mesatarja.

Sa ishte gjatësia e penisit “shumë të vogël” për të cilin po flisnim? Pak më i vogël se 5 cm, pak më i gjatë se gishti i madh i dorës.

“Qëndrova me të për disa muaj për të parë nëse vijnë ‘gjëra të mira’ edhe nga ‘gjërat e vogla’.”

Ja çfarë ndodhi kur bëra seks me dikë me penis të vogël:

#1 – Fillimisht isha e surprizuar dhe pak e habitur, edhe pse u përpoqa të mos e jap veten.

#2 – Duhet të përpiqesha të mos pyesja: “Aty është?” – E di, tingëllon ashpër por kjo është e vërteta. Megjithatë, bëhet më mirë.

#3 – Provuam shumë stilin “doggy” – Ishte i vetmi pozicion ku mund të ndjeja diçka.

#4 – U bëra mjeshtre e “deep throating”, edhe pse siç e merrni me mend, s’ishte punë shumë e vështirë, por atij i pëlqente.

#5 – Mësova të shijoj seksin anal.

#7 – Ishte i vetmi partner me të cilin e kam shijur seksin oral. Është e vërtetë ajo që thonë për djemtë me penis të vogël: Ata janë mjeshtër në seksin oral. Fantastike!

#8 – Kuptova se nuk kam pse ta gënjej duke i thënë diçka si “është shumë i madh”. Ca gjëra thjesht nuk kemi pse t’i diskutojmë.

Thënë kjo, kompleksi për madhësinë e penisit është mendimi më “idiot” që kemi në mendje. Ka aq shumë opsione për t’u kënaqur në shtrat, sa nuk ka asnjë arsye pse të shqetësoheni.

Burimi: Bustl,trasmeton anabel shperndan pafiltra.com

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat