Punonjësit e hoteleve/restoranteve luksoze tregojnë kërkesat më absurde të njerëzve të pasur

Cila është gjëja më qesharake që një “njeri i pasur” mund të kërkojë? Punonjës të resorteve të shtrenjta, tregojnë eksperiencat e tyre me pasanikët dhe kërkesat qesharake të një niveli tjetër.

1.

“Dikush porositi 150 dollarë haviar për macen.”

2.

“Unë punoja në një bar luksoz si DJ për disa kohë. Mbaj mend që një djalë më dha 100 euro bakshish vetëm për të përsëritur një këngë.”

3.

“E fejuara e një pasaniku humbi unazën e fejesës (tmerrësisht të shtrenjtë) në një pishinë. Ky i dha urdhër stafit të hotelit të mbyllte komplet zonën e pushinës që punjonjësit të kërkonin unazën. Kur e gjetën, i falenderoi gjithë njerëzit e hotelit që ndihmuan me shishet më të shtrenjta të verës.”

4.

“Mbaj mend, kur dolëm për darkë në tavolinën ngjitur ishte një çift me një fëmijë të vogël. Fëmija u mërzit sepse menuja e tij erdhi pa ngjyra dhe filloi të qante. Në atë moment, i ati nxori nga kuleta 100 dollarë dhe e la të birin të ngjyroste mbi të çfarë të donte. Nuk e ekzagjeroj fare kur them se familja ime u shokua.”

5.

“Ish-shefi im, që ishte çmendurisht i pasur rrinte gjithmonë nëpër suita presidenciale, por kërkonte që gjithë sendet e kuqe të zhvendoseshin nga ambienti i tij. Ai luante shumë kumar dhe e urrente ngjyrën e kuqe sepse i kujtohej momenti kur humbiste para.”

6.

“Unë punoja si kamerier në pishinën e një hoteli me 4 yje. S’e harroj kurrë kur një grua me indiferencën më të madhe dhe pa më parë fare në sy, më tha: “Më ka humbur kremi i diellit. Ma gjej.””

Burimi: BuzzFeed

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat