“Ky tigan nuk ka 4 kg levrek dhe as 200 mijë lekë shije”/ Erjon Braçe publikon faturën me “çmime të kripura”: Mos i përzini njerëzit sepse… 

 

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka denoncuar sot çmimet e larta nëpër restorante. Në një postim në Facebook, numri dy i qeverisë ka publikuar një faturë që në total shkon 34 750 lekë. Por ajo që i ka rënë në sy Braçës është çmimi i leverekut, 4 copë 20 000 lekë.

Braçe shkruan se këto çmime janë abuzive, ndërsa bën thirrje për normalizim, pasi në të kundërt pushuesit nuk do te vijnë më.

Postimi i Erion Braçes:

MOS E NISNI ME KEMBEN E GABUAR; DOMETHENE ME FATUREN E GABUAR!

1. Dateri eshte e ndaluar te tregtohet ne kete vend;

2. Nje levrek nuk kushton kerkund

50.000 leke;

3. Ky TIGANI nuk ka kater kilogram levrek, as 200 mije leke shije;

4. Kjo fatura nuk njihet nga legjislacioni fiskal ne kete vend, por trajtohet nga ligji si e paligjshme.

E thjeshte; Mos i perzini njerezit! Ja fitove sot 200 mije leke nga kjo fature! Neser nuk te vjen me kush!

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat