“Çfarë të bënë o bir!” Ia vranë djalin duke pirë kafe në Athinë, e ëma e shqiptarit shpërthen në lot në vendin e krimit

Nëna e 32-vjeçarit shqiptar që u vra sot me tetë plumba në kokë, ka shpërthyer në lot, pasi ka marrë vesh lajmin. Mediat greke kanë publikuar pamjet, ku nëna e shqiptarit shihet në vendin e krimit, teksa qan dhe vajton me zë.

“Çfarë të bënë o bir, o dashuri e nënës…!”– thotë ajo ndër të tjera.

NGJARJA

Autoritetet u njoftuan të Dielën pasdite, per një incident me të shtëna në Sepolia, në një kafene në zonë në Rrugën 30 Durrachiou.
Në veçanti, një burrë hyri në dyqan dhe ekzekutoi me gjakftohtësi një 32-vjeçar, duke e qëlluar atë në kokë 8 herë, dhe më pas u largua. Sipas informacioneve të para, viktima, me origjinë shqiptare, humbi jetën nga të shtënat. Autori dyshohet se ka iku me taksi.
Raportet tregojnë se viktima është sulmuar edhe here tjetër në të kaluarën dhe se ai ka qenë i përfshirë në raste të trafikut të drogës por edhe në vrasje dhe pastrim parash. Forca të forta policie janë në vendin e ngjarjes. Deri më tani, nuk dihet nëse bashkëpunëtori i tij e priste nga jashtë. Policia ka nisur një ndjekje për të gjetur dhe arrestuar autorin. Hetimi paraprak për çështjen kryhet nga Departamenti i Vrasjeve në Drejtorinë

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat