Një nga rrugët më të mira për shëndetin dhe kujdesin e gjirit është edhe ushqyerja.
“Të hash një dietë të shëndetshme mbështet kujdesin e gjirit duke zvogëluar inflamacionin, duke ndihmuar në ruajtjen e një peshe të shëndetshme dhe duke përmirësuar shëndetin metabolik, të gjitha këto mund të ndihmojnë në uljen, por jo eleminimin e rrezikut të kancerit të gjirit”, shpjegon Cathy Leman, e mbijetuar e kancerit të gjirit dhe dietologe e certifikuar. “Një dietë e shëndetshme i jep trupit tuaj vlera ushqyese, siguron energji dhe ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe presionin e gjakut.”
Më poshtë, gjeni 15 ushqime “miqësore” për gjoksi që rekomandojnë zakonisht ekspertët.
- Rukola dhe lakra jeshile
- Hudhra
- Thjerrëzat
- Çaj jeshil
- Peshk
- Boronicat dhe manaferrat
- Perime si karota, patate të ëmbla, brokoli, lulelakër etj, që përmbajnë karotenoide dhe antioksidantë, të cilët mund të zvogëlojnë incidencat e kancerit të gjirit.
- Kos
- Elbi dhe tërshëra
- Farat e lirit
- Qepët
- Arra
- Frutat agrume
- Në fakt, të gjitha frutat
- Bimë dhe erëza