Eltion Lazaj u gjet i pa jetë paraditen e sotme brenda makinës së tij nga familjarët. Mësohet se ata prej dy ditësh i kishin humbur kontaktet me 41-vjeçarin.
Detaje të reja kanë dalë për identitetin e viktimës, ku mësohet se ishte vëllai i ish-gjyqtarit Artan Laze, i cili është shkarkuar nga vetingu më 11 Gusht të vitit 2018.
Sipas policisë së Vlorës, 41 vjeçari mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.