Ka shpërthyer në lot dhe britma, e motra e Emiljano Ndojit, kur pa të vrarë vëllain e saj, pas breshërisë së kallashnikovit nga Mark Kodra në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Ndoji sapo kishte dalë nga banesa e së motrës kur është ekzekutuar nga 47-vjeçari, i cili ka thënë se ka patur konflikt me 25-vjeçarin edhe më herët. Dyshohet se i riu ngacmonte edhe vajzat e Kodrës.
Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, e motra e Ndojit, dëshiron të shohë vëllain por nuk lejohet nga policia. Ajo ka mbërritur në vendngjarje, pas arrestimit të autorit të ngjarjes.