“Nuk mund të lejojmë përçarje të re brenda PD” Basha mesazh kundërshtarëve nga Mati

Lulzim Basha kërkoi mbështetjen e demokratëve të Bulqizës dhe Matit për të vijuar sipas tij betejën për demokraci në vend.

Kandidat për një mandate të tretë në krye të PD-së, Basha tha se në zgjedhjet e 25 prillit partia e shkrirë me shtetin dhe krimin e organizuar I bënë një padrejtësi Shqipërisë e shqiptarëve.

“Mund të themi se pavarësisht të gjithë asaj që ka ndodhur, shkrirjes së shtetit me partinë, siç e thotë edhe raporti paraprak i OSBE-ODIHR, roli i krimit të organizuar, që dyfishoi numrin e kriminelëve në parlament, ku u hoq një Tom erdhën tre Toma, u hoq një Aqif, erdhën dy Aqifa e kështu me radhë. Ku mbetën  tre të pandehurit e dosjes 339, të cilët mbajnë peng negociatat e antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, e kështu me radhë” u shpreh Basha.

Basha tha se misioni i ndryshimit mbetet misioni i demokratëve dhe kishte një mesazh për kundërshtarët brenda partisë.

“Dorëzimi përballë atyre që e konsiderojnë 25 prillin, fitore të Ramës dhe jo një masakër zgjedhore, mund të japë shkak një përçarjeje të re në gjirin tonë dhe këtë ne nuk mund ta lejojmë. Kjo është arsyeja se pse në Këshilli Kombëtar, siç e dinë anëtarët e Këshillit Kombëtar ishin këtu, para se të niste ky proces, i bëra një thirrje: “Ndani mendjen, është masakër zgjedhore apo është fitore e Edi Ramës, se në qoftë se nuk është masakër zgjedhore, por është fitore e Edi Ramës, kjo punë nuk bëhet kështu.” Atëherë, unë e jap dorëheqjen këtu, në këtë moment.”

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat