Alban Ramosaj me këngën e tij “Thikat e mia” arriti të rrëmbente çmimin e madh të “Kënga Magjike”. Në vendin e dytë u renditën Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni me këngën “E para”, ndrësa në të tretin artistja nga Gjerorgjia Nutsa.
Alban Ramosaj fitoi shumicën e pikëve nga kolegët e tij, që duket se e kanë pëlqyer këtë baladë të fuqishme po aq sa publiku. Po ashtu ai mori shumicën e pikëve edhe nga juria profesioniste e përbërë nga Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Markelian Kapidani, Kozeta Kurti dhe Enkel Demi.
Në 2 javë “Thikat e mia” u kthye në këngën e preferuar të publikut shqiptar, që i dha artistit më shumë vota nga çdo artist tjetër, mbi 400 të tilla. Pasi mori kupën e vendt të parë, Alban Ramosaj shpërtheu në lot dhe fitoren ja dedikoi nënës së tij.