Votoi pro raportit për Metën; Murrizi: Rasti i parë që ngrihet një komision hetimor për president, e vështirë për të gjithë ne

 

Myslym Murrizi dha votën e tij pro raportit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kjo u tha gjatë fjalës së tij në mbyllje të Komisionit Hetimor. Murrizi shtoi se marrja pjesë në këtë komision ka qënë shumë e vështirë si për të ashtu dhe për kolegët e tij.

”Është rasti i parë që ngrihet një komision hetimor jo verifikues, me objekt për shkeljet e presidentit të Republikës. Kemi parë komisione për ish presidentë, apo ish funksionarë, por për president është hera e parë. Është e vështirë për të gjithë ne. Unë besoj se ne nuk jemi këtu si rivale politik të presidentit të sotëm, as për të realizuar tekat e qëllimet e cilido individi e force politike. Arroganca e cilido zyrtari duhet të marrë fund, në mbylljen e një tranzicioni. Unë dua të shpreh votën pro të të gjithë raportit”, i shpreh ai.

Komisioni Hetimor e ka miratuar në mënyrë unanime raportin për verifikimin e shkeljeve të Presidentit Ilir Meta.

Tashmë, brenda 7 ditëve, ky raport do i dërgohet Parlamentit, që deputetët të shprehen me votë për shkarkimin apo jo nga detyra të kreut të shtetit.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat