Spitali Rajonal i Fierit jo në kapacitet të plotë, urdhri: QSUT dhe 4 spitale rajonale do ta furnizojnë me barna e pajisje mjekësore 

 

Për një periudhë prej tre muajsh, Spitali Rajonal i Fierit do të mbështet te QSUT dhe spitalet rajonale të Fierit, Vlorës, Lushnjës dhe Gjirokastrës për të përmbushur nevojat për barna apo pajisje mjekësore.

Sipas një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë, botuar në Fletoren Zyrtare, janë këto spitale që do t’i përgjigjen Spitalit Rajonal Fier për të gjitha nevojat për mallra dhe shërbime të domosdoshme, deri në vënien në funksion normal të tij.

Periudha prej tre muajsh përcaktohet si periudhë mobilizimi për përfundimin e procedurave ligjore organizative, administrative etj., për vënien në funksion me kapacitet të plotë të Spitalit.

Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë specifikohet po ashtu se shpenzimet shtesë të spitaleve të përcaktuara për mbulimin e nevojave për mallra dhe shërbime esenciale të Spitalit Rajonal “Memorial” Fier, do të financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat