Shenjat e gishtave, 47 persona kanë votuar 312 herë në Elbasan

 

Nga të dhënat e kryqëzuara në qarkun Elbasan rezultuan se 47 persona janë identifikuar 312 herë nga pajisja PEI.

Ndërkohë, nisur nga kjo Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, në mbledhjen që është zhvilluar ditën e sotme, kërkoi pavlefshmërinë dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në një kohë sa më të shpejtë e zgjedhjeve në këtë qark, pasi pretendon, se ka parregullësi të shumta e fakte për ta ndërmarrë këtë akt.

Sakaq, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi pushimin e shqyrtimit të kërkesës ankimore për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Lezhë.

KAS ka pushuar shqyrtimin e kërkesës të Iljaz Shehut, për shkak të tërheqjes së ankimuesit.

Ditën e djeshme, me shumicë votash KAS vendosi që të rrëzojë kërkesën e opozitës dhe të kandidatit të Vetëvendosjes Bojken Abazi për të përsëritur zgjedhjet parlamentare.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat