Edit Harxhi me deklaratë të fortë: Bashës ka 4 vite që i refuzohet viza për në Amerikë

Edit Harxhi, kandidate në zgjedhjet e 13 qershorit në PD e ftuar në Zonë e Lirë është shprehur se Bashës prej 4 vitesh i refuzohet viza për të shkuar në Amerikë.

Sipas saj, kjo e dëmton Partinë Demokratike.

Edith Harxhi: Basha ka 4 vjet që i është refuzuar viza në Amerikë. Këtë e dinë të gjithë. Si mund të bëhet kryeministër një person të cilit i refuzohet viza në Washington.

Arjan Çani: Kjo do të thotë se nëse Basha bën diçka që nuk i pëlqen amerikanëve nuk është çudi që të shpallet non grata.

Edith Harxhi: Çuditem sepse ka ndodhur e kundërta, që u shpall non grata Berisha.

Zoti Basha që kur bëri foton me Trumpin, që pagoi disa para që nuk dihet se si, nuk ka shkuar më në ShBA.

Me sa di unë ka tentuar disa herë të marrë vizë dhe të shkojë në ShBA, por ia kanë refuzuar vizën. Kjo e dëmton Partinë Demokratike që kreu i saj nuk mund të shkoj dot në ShBA.

 

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat