Këngëtarja e njohur Ariana Grande, ka pulikuar më në fund foto nga dasma e saj, të cilën e mbajti sekret për shumë kohë.
Këngëtarja e “No Tears Left To Cry”, ka postuar së fundmi foto në rrjetet sociale ku shihet me fustan të bardhë krahas partnerit të saj.
E veshur me një fustan klasik të bardhë nga stilistja e njohur Vera Wang dhe vello të përkulur pas koke, Grande dukej e mrekullueshme ndërsa puthte Gomez poshtë luleve të varura brenda shtëpisë së saj në Montecito, Calif.
Gomez, ndërkohë, zgjodhi një kostum klasik të zi nga Tom Ford për ditën e tyre të madhe.
Këngëtarja e “7 unazave” ndau gjithashtu fotografi në gjatë kohës që përgatitej për ceremoninë.
Gomez i propozoi Grandes në dhjetor 2020 me një unazë margaritar dhe diamanti kishte kuptim të veçantë për yllin e muzikës pop, pasi perla ishte e ngjashme me atë të gjyshes së saj.
Këngëtarja e njohur Ariana Grande është martuar me Dalton Gomez në një ceremoni intime me më pak se 20 persona më 18 Maj.
Kjo është martesa e parë dhe fejesa e dytë e Grande.