Simbole naziste dhe magji e zezë, ZBËRTHEHEN kuptimet e tatuazheve të Evgjeni Baxhos që u gjet e vdekur në shtëpi, e reja ndiqte udhëzime për ‘pastrimin e shpirtit’, kishte kanal në “Yotube”

Evgjeni Baxho, 23-vjeçarja, vdekja e të cilës është ende një mister për Prokurorinë, kishte trupin e mbushur plot me tatuazhe dhe ishte përfshirë në sekte të çuditshme dhe besonte në Magjinë e Zezë. Një tatuazh në barkun e viktimës është një bashkim i simboleve rune (naziste).

Konkretisht, ato simbolizojnë nderin, drejtësinë, autoritetin, pasurinë, mbrojtje dhe shëndetin. Sipas të dhënave të gjetura në faqe të ndryshme në internet, shenja Tiwaz, shigjeta që nënkupton nder, drejtësi dhe autoritet; shenja Odal është një romb që nënkupton shtëpi, pasuri e trashëguar, ndërsa shenja Algiz, një lloj sfurku që nënkupton mbrojtje dhe shëndet.

Në kanalin e saj në “Youtube”, Baxho kishte video që lidhen sërish me magjinë. Konkretisht është një video ku Rhonda Byrne, autorja e librit “Sekreti”, që shpjegon rutinën e 28 ditëve që ndihmon në çlirimin e energjisë së keqe.

Nga ana tjetër, mjekësia ligjore ende nuk dalë me një rezultat për shkakun e vdekjes së të resë.

E reja është gjetur e pajetë nga pronarja e shtëpisë ku dhe jetonte me qira prej kohësh në Tiranë. Pak ditë para se të ndërronte jetë, Baxho ishte edhe e infektuar me Covid-19. Baxho ishte rritur në Delvinë ku jetonte me gjyshërit. Prindërit e saj ishin të divorcuar dhe nuk e kishin takuar prej 13 vitesh.

Daja i saj ka hequr dyshimet se 23-vjeçarja ishte pjesë e ndonjë grupi fetar. Ai është shprehur se Baxho nuk ishte besimtare nuk kishte shkuar në kishë apo xhami, kështu që nuk dinte asgjë për shkrimet e gjetura në trupin e saj.

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat