Sa romantik! Atdheu surprizon Sarën me dhuratën e veçantë

Marrëdhënia e Sara Malaj dhe Atdhe Xharavinës ka qenë në pikëpyetje kohët e fundit, pasi dyshja tha se nuk ishin çift por thjesht ishin në fazën e njohjes, megjithëse në postimet e fundit në rrjete sociale shfaqeshin vetëm krahë njëri-tjetrit. Duket se çdo gjë është qartësuar mes ish-konkurrentëve. Ka qenë gjesti i fundit i Atdheut ndaj Sarës që i ka thënë të gjitha.

Në festën e djeshme të “Për’puthen”, Atdheu ka surprizuar bukuroshen bionde para të gjithëve. Ai i ka dhuruar Sarës një buqetë shumë të madhe me trëndafila të kuq ku në fund shkruhej emri i saj.

Ka qenë kjo e fundit ajo që ka ndarë një foto të dhuratës në InstaStory ku ka etiketuar dhe Atdheun. Pra duket se gjërat mes çiftit janë në rrugën e duhur!

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat