“Ku e ke Merin?”/ E zgjodhi si partnere në finalen e ‘Love Story’, Saimirit i ndodh e papritura

 

Meri Murrizi, vajza modele nga Elbasani arriti ti fitonte zemrën e “princit modern” Saimir Kasemi. Ky i fundit është larguar drejt Gjermanisë dhe këtë gjë e ka treguar vetë përmes postimeve në rrjete sociale.

Pas vendimit final në spektakël, dyshja dhanë një intervistë për “Daily Love Story”. Ata pohuan se njohjen mes tyre do e vazhdojnë ende jashtë dhe se nuk janë të sigurt nëse do të nisin një jetë të re bashkë në Gjermani.

Komentuesve që nuk iu shpëton ‘gjë prej gjëje’ shprehen se e gjithë zgjedhja e Samirit në fund ishte gënjeshtër për t’i hedhur ‘hi syve’ të publikut që emisioni të dilte në mënyrën më perfekte dhe i kompletuar. Ata kanë shpërthyer në postimet e fundit të “princit modern” duke i kërkuar të shfaqë Merin në foto pasi në fotografitë e tij nga Gjermania nuk ka ndodhur një gjë e tillë pas emisionit.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat