Ja kush është deputeti që pritet të zëvendësojë Bashkim Finon në parlament. Çdo të ndodhë me Tom Doshin?    

 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi do të mbajë një mbledhje pas pak, ku ndër të tjera në rendin e ditës janë edhe dy zëvendësime mandatesh deputeti.

Bëhet fjalë për vakancën e krijuar në listën shumëemërore të qarkut Fier, për shkak të ndarjes nga jeta të deputetit Bashkim Fino. Mësohet se vendin e Finos në Fier do ta marr Gentian Cakrani.

Vakanca tjetër është ajo e Tom Doshit, i cili dha dorëheqjen nga mandati pak pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

I dyti në listën e PSD në Shkodër është kandidati Gledis Çeliku, i cili nuk ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit dhe për pasojë e humbet mandatin e deputetit.

Kujtojmë se zëvendësimi i mandateve të Tom Doshit  që vendosi të tërhiqet nga gara dhe Bashkim Finos, i cili ndërroi jetë si pasojë e covid, do të që humbi jetën, por zëvendësimi i tyre për sa kohë është në detyrë parlamenti aktual do bëhet me listën e 2017.

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat