Arrestohet në Brazil shefi i Ndragheta-s,në listën e 10 më të rrezikshmëve

Ka marrë fund arratia e shefit të Ndranghetës, Rocco Morabito. Gazeta italiane La Repubblica shkruan se ai u arrestua në veri të Brazilit në një operacion të përbashkët nga karabinierët e Ros dhe Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor, me bashkëpunimin e DEA, FBI dhe Departamentit të Drejtësisë të SHBA.

Morabito, ishte në kërkim që nga viti 1994. Ai ishte në listën e 10 të arratisurve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme italiane. Rocco Morabito është  dënuar në Itali me 30 vite burg për trafik droge dhe ai është i arratisuri i dytë më i kërkuar pas Matteo Messina Denaro.

Bosi ishte arrestuar në vitin 2017 në Uruguaj pas 23 vitesh në arrati, por dy vjet më vonë ai arriti të arratisej nga burgu i Montevideo ku po priste ekstradimin në Itali.

Rocco Morabito u arrestua në një hotel në Joao Pessoa, kryeqyteti i shtetit të Paraiba, së bashku me dy të huaj të tjerë, sipas ministrit brazilian të Drejtësisë, Anderson Torres.

Një tjetër person i arratisur, Vincenzo Pasquino, me origjinë nga Torino, gjithashtu i përfshirë në listën e personave të rrezikshëm të shpallur në kërkim, u arrestua me Morabito. Grupi policor i Locri dhe ata të komandave provinciale të Reggio Calabria dhe Torino gjithashtu bashkëpunuan në hetimin që çoi në arrestimin e të dyve.

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat