Lëvizje në Kadastrën e Pogradecit.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se drejtori i komanduar i këtij institucioni Genti Mahmutaj transferohet në Tiranë dhe zëvendsohet nga Ela Toçka sërish e komanduar për të vijuar punën në këtë qytet.
Mahmutaj prej më shumë se 1 viti mbante këtë detyrë pasi më herët para tij u largua Natalja Velo ish-drejtuese e ASHK Pogradec.