Dy burrat qajnë si fëmijë kur përballen me këtë grua! 35 vite më parë ishin ata që i shpëtuan jetën 

 

Historia e këtyre dy peshkatarëve është krejt ndryshe. Është një rrëfim për një ngjarje larg në kohë, 35 vite më parë.

Mark Pisano dhe Paul Strasser po lundronin në det pranë brigjeve të Kalifornisë, kur disa metra më tutje, shohin një varkë të kthyer përmbys.

Veç anijes, syri i kap dhe një jelek portokalli që po valëvitej mes dallgëve. E teksa afroheshin edhe më, peshkatarët kuptojnë se jeleku ishte në trupin e një vajze të vogël.

Mark Pisano hidhet në det dhe noton me shpejtësi. Vajza ishte ende gjallë. Arrin ta sjellë në anije dhe menjëherë nisen drejt bregut për të çuar vajzën në spital.

35 vite më parë, ngjarja u përcoll në gazeta… nëna, babai, motra, xhaxhai dhe tezja e 9 vjeçares u mbytën. Një tragjedi me 5 të vdekur. E vetmja që shpëtoi ishte kjo vajzë, e quajtur Dezerej (Desiree Rodriguez) e cila kishte qëndruar për rreth 20 orë në ujë.

“Ajo histori më trondit kur e kujoj… ishte katastrofike. Vetëm mund ta imagjinoj se çfarë mund të ketë përjetuar ajo vajzë në atë ditë të tmerrshme”-tha njëri prej peshkatarëve për CBS news.

Dhe momenti kur dy peshkatarët dorëzojnë vajzën tek ambulanca, ishte e para dhe hera e fundit që ata e kishin parë 9 vjeçaren. Pa çka se nuk e takuan, ata mendonin për të, si ja kishte dalë, si mund të ishte jeta e saj.

Derisa, 35 vite më pas, ftohen në një emision (podcast) së bashku me një grua që nuk e njihnin. Gruaja i thotë “quhem Dezerej” e sa dëgjojnë emrin, të dy burrat nisin të qajnë. Mundohen të mbulojnë fytyrat e tyre me kapelat, por edhe streha e kapelave është shumë e vogël për të fshehur lotët.

Pas 35 vitesh, Mark dhe Paul përqafojnë vajzën që shpëtuan. Një çast me të vërtetë përlotës dhe emocional.

E pas këtij takimi, ata i kanë ruajtur kontaktet mes tyre. Në një prej takimeve, shkuan në det sërish. Për Dezerej ishte udhëtimi i saj i parë pas 35 vitesh.  Iu afruan vendit ku ndodhi tragjedia. Trupat e familjes së Dezerejt nuk u gjetën kurrë dhe ardhja atje, ishte diçka e rëndësishme për këtë grua. Fati e desh që të vinte me dy njerëzit që i shpëtuan jetën.

“Jam e lumtur që erdha këtu së bashku me dy njerëzit që më shpëtuan, më duket sikur po shërohem… shpresoj që të kem përherë në jetën time këta dy njerëz”-tha gruaja.

 

 

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat