Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj ka dalë në një konferencë për shtyp pas konfirmimit të kandidaturës nga kryesia e PD-së. Ai thotë se PD-ja duhet të ndryshojë sot që të mos humbasë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Kandidimi im sështë një përpjekje për të marrë një post por fillimi i ndryshimit të PD. Pd duhet të ndryshojë sot që të jetë e mundur të ndryshojë Shqipërinë nesër.
Nuk do zgjidhet vetëm kryetari i ri, por do të vendosin nëse duan të fitojnë ose humbasin prapë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Shehaj.
Shehaj theksoi se kryetari i PD-së duhet të ketë vetëm një mundësi, nëse humbet zgjedhjet, ai duhet të largohet.
“Për ta mundur regjimin e tij ka nevojë për një udhëheqës krejt të ndryshëm nga ai. Të pakorruptuar. Partia jonë ka nevojë për një reformë të thellë dhe të menjëhershme. Të qënurit kryetar i PD-së nuk duhet të jetë vetëm priviligj, por edhe përgjegjësi. Në statut kryetari duhet të ketë vetëm një mundësi të japë dorëheqjen nëse dështon”, tha Shehaj.
A do bashkëqeverisni ?
Nëse unë do të zgjidhem kryetar i PD-së në asnjë mënyrë nuk do të ketë bashkëqeverisje me PS-në.
A është Basha lider i korruptuar?
JO. Përballë Ramës duhet një njeri ndryshe nga Edi Rama. Duhet të jetë i pakorruptuar dhe njerëzit të mendojnë se është i pakorruptuar.